OBRM-PDUKM: E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të gabuar, por nuk gabuan kur ndanin para për këshilltarët e Zaevit - Bota Sot
OBRM-PDUKM: E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të gabuar, por nuk gabuan kur ndanin para për këshilltarët e Zaevit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të gabuar, por nuk gabuan kur ndanin para për këshilltarët e Zaevit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:00
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “kur bëhet fjalë për punë dhe mbrojtjen e interesave shtetërore, Zoran Zaevi dhe karteli i tij kriminal janë plotësisht të paaftë”.

“Kur bëhet fjalë për kriminalitet, tenderë të kurdisur, licenca dhe bursa, shoqata kriminale rreth Zaevit janë kampion” thonë nga OBRM-PDUKM, duke shtuar se dëshmi për këtë është ngatërrimi i flamurit të Austrisë gjatë vizitës së Kancelarit Sebastian Kurz, dhe sipas OBRM-PDUKM-së nuk kanë ngatërruar asnjë shkronjë kur në procedurë të përshpejtuar një dit para zgjedhjeve duhej të ndaheshin 40.000 dollarë për bijë e ministrit Nikolla Dimotriv.

Sipas OBRM-PDUKM-së, babi mund të ngatërroj flamurin por nuk mund ta ngatërroj afatin për të siguruar bursë për bijën e tij, dhe se nëse mund që e bija e Laze Vellkovskit të vozitet me veturë zyrtare nëpër plazhet e Greqisë, sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM e bija e ministrit meriton shumë më shumë.

“E turpëruan Maqedoninë me ngritjen e flamurit të Letonisë në vend të flamurit austriak, por nuk gabuan kur këshilltarët e Zaevit dhe të afërmit e tyre ju ndanin para për inovacione kriminale”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se “vjedhja e ditëpërditsme dhe humbjet e ditpërdreshme dhe turpi që i sjellin Maqedonisë përpiqen që ta fshehin marrëveshjen kapitulluese. Qytetarët shohin se kjo marrëveshje jo vetëm që ndryshon emrin por prek gjuhën dhe identitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat