Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Prilep – Prillepec

Maqedonia

Pesë persona të lënduar në aksident komunikacioni në rrugën Prilep – Prillepec

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një person është lënduar rëndë, ndërsa katër persona tjerë janë të lënduar më lehtë në aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën lokale Prilep – Prillepec kur automjeti “Opel frontera” ka dalë nga rruga.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se aksidenti ka ndodhur djer në ora 18:00 dhe se i dëmtuar më rëndë është personi S.B (52), derisa vozitësi G.S (60) dhe tre personat tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Personi i lënduar më rëndë, është dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep kur pas ndihmës mjekësore të dhënë është dërguar në kompleksin klinik “Nëna Tereza” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat