Ahmeti: Shoqëria e sotshme është e bashkuar për një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike - Bota Sot
Ahmeti: Shoqëria e sotshme është e bashkuar për një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike

Maqedonia

E premte, 16 nëntor 2018

Ahmeti: Shoqëria e sotshme është e bashkuar për një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:49
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emër të partisë, uroi ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Ditën e sotme të pavarësisë e shënojmë në vetëm një hap para realizimit të synimeve shekullore për liri, paqe, barazi dhe integrim euroatlantik. Sot shoqëria jonë është e bashkuar me një qëllim, Maqedoni e barabartë dhe euroatlantike. Ardhmëria jonë e përbashkët është përcaktuar t’i takojë perëndimit”, thuhet në urimin e Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai në urim thotë se Maqedonia është para një vendimi të madh historik, vendim për Maqedoni tërësisht të integruar me të drejta të barabarta në NATO dhe BE dhe shton se nuk ka tjetër alternativë, opsion apo rrugë tjetër tjetër nuk ekziston.

“Tashmë dy dekada qytetarët me shumicë dërmuese janë përcaktuar për anëtarësim në NATo dhe BE dhe përfundimisht, dita për plotësimin e e ëndrrës shekullore të qytetarëve tanë erdhi dhe ne, së bashku, nuk guxojmë ta lëshojmë mundësinë që ta vulosim ardhmërinë e sigurt të gjeneratave pas nesh” thotë në fund të urimit Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test