Merkel përsërit qëndrimin: Integriteti territorial është kyç për stabilitetin e rajonit

Maqedonia

Merkel përsërit qëndrimin: Integriteti territorial është kyç për stabilitetin e rajonit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 15:09
Kallxo

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevoje për një Ballkan perëndimor stabil dhe me integritet territorial të plotë të shteteve.

“Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin,  u shpreh Angela merkel, kancelare e Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat