Shtabi Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit, ka mbajtur mbledhje me 35 shefat e shtabeve komunale të BDI-së në.
Shefi i shtabit qendror, Atilla Rexhepi, konstatoi themelimin e shtabeve për referendum në të gjitha degët e BDI-së dhe u ndau vendime të zgjedhurve shefa të shtabeve komunale duke ju uruar punë të mbarë.
Sipas njoftimit të BDI-së, në këtë mbledhje u miratua edhe agjenda e takimeve të kryetarit Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në teren nga ana e strukturave të tyre, si dhe u shpërnda platforma politike për referendum e miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të BDIsë.
Shtabi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin vlerësoi se më 30 shtator vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa tubimet me qytetarët do ti nis të hënën në Tetovë dhe do ti përfundon në Shkup.