PDSH: Imer Aliu do ta udhëheq shtabin qendror partiak për referendum

Maqedonia

PDSH: Imer Aliu do ta udhëheq shtabin qendror partiak për referendum

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 18:17

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, Partia Demokratike Shqiptare thotë se “PDSH-ja mbrëmë mbajti mbledhjen e zgjeruar të kryesisë qendrore me kryetarët e degëve, në të cilën u vendos formimi i shtabit qendror për referendumin e 30 shtatorit”.

“Kryesia qendrore vendosë që kryetar i shtabit të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, kurse anëtarë të shtabit do të jenë nënkryetarët e PDSH-së dhe përfaqësuesit e saj ekzekutiv dhe legjislativ, përfaqësues të RDSH-së dhe forumit të gruas në PDSH, gjithsej 13 anëtarë të Shtabit Qendror”, thonë nga PDSH duke shtuar se kryesia qendrore mori vendim që gjatë fundjavës të formohen edhe shtabet e degëve dhe të nëndegëve të partisë dhe zyrtarisht të fillojë fushata për e referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Ata shtojnë se sot dhe nesër (e shtunë dhe e diel), Partia Demokratike Shqiptare do të mbajë mbledhje me të gjitha degët dhe nëndegët e saj, duke filluar nga Likova, Kumanova, Haraçina, Hasanbegu, Buteli, Çairi, Velesi, Çashka, Kashiaka, Sopishta, , Saraji, Zhelina, Tearca, Tetova, Bërvenica, Bogovina, Negotinë-Vrapçisht, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Resnja, Dollneni, Krusheva dhe Manastiri, ku do të zgjidhen shtabet e degëve për mbajtjen e referendumit.

“Ditën e hënë do të fillojë mbajtja e tubimeve si dhe formave tjera të takimeve me qytetarët me qëllim rritjen e përkrahjes për referendumin që do të mbahet më 30 shtator”, thuhet në fund të kumtesës së PDSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat