Filipçe: Gjendemi pranë zgjidhjes historike, akt patriotik është të sigurimi i të ardhmes

Maqedonia

Filipçe: Gjendemi pranë zgjidhjes historike, akt patriotik është të sigurimi i të ardhmes

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 21:25
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ishte në vizitë në Komunën e Koçanit dhe në Komunën Orizari ku në takimet me qytetarë ju uroi 8 shtatorin, ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“Maqedonia kaloi ndihmoi nëpër shumë udhëkryqe dhe në momente kyçe gjithmonë zgjidhte të ardhmen. Jemi krenar për referendumin e vitit 1991, si moment i rëndësishëm historik në luftën tonë për pavarësi dhe shtetësi. Më 8 shtator zgjodhëm pavarësi, paqe dhe stabilitet. Urime dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë dhe këtë datë motin e ardhshëm ta festojmë si anëtare e NATO-s dhe me rrugë të sigurt drejt familjes evropiane”.

Ai tha se sot jemi 20 ditë para një zgjidhje tjetër historike. Para neve është akti patriotik, të kujdesemi për të ardhme më të mirë. Sipas Filipçes Maqedonia zgjodhi të shkojë para, përmes anëtarësimin në NATO dhe BE dhe se populli nuk dëshiron të mbetet i bllokuar në pasiguri, rrezik dhe izolim.

Filipçe në takimet e tij ju tha qytetarëve të Koçanit se përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE janë të mëdha.

“Deri tani për Koçanin nga fondet e BE-së janë ndarë rreth katër milionë euro. Projektet e BE-së në komunat janë të fokusuara në bujqësi dhe zhvillim rural, arsim, punësim dhe mbrojtje sociale. Në një komunë të vogël me ndihmë direkte mund të arrihet shumë. Këtë e dini ju më së miri. Në fillim të bisedimeve me BE-në, shumë shpejt do të rritet edhe bashkëpunim ekonomik me Bullgarinë, që është e rëndësishme për këtë rajon. Më shumë tregti, shkëmbim turistik, vend kalim i ri kufitar, e më pastaj, më në fund, fund për kufijtë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se kjo është mundësi historike, dhe se sipas Filipçes, të rinjtë tanë meritojnë të ardhme më të mirë si qytetarë të barabartë të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat