Maqedoni, Mali Sharr do të shpallet park kombëtar - Bota Sot
Maqedoni, Mali Sharr do të shpallet park kombëtar

Maqedonia

Maqedoni, Mali Sharr do të shpallet park kombëtar

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:37
Mali Sharr

Mali Sharr, paraqet një nga nga zonat më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës si në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian. Nga Ministria italiane e Mjedisit Hapësinor po përpunohet studimi socio-ekonomik për zonën e Malit Sharr dhe pas kompletimit të këtij studimi fillon obligimi ligjor për fillimin e procedurës për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar.

Këtë sot e tha Ministri i Mjedisit Hapësinor, Sadulla Duraku në konferencën me temë “Mali Sharr – a duhet të shpallet për Park Kombëtar” në organizatën e Institutit ballkanik për bashkëpunim rajonal.

“Ministria e përgatit Propozim-ligjin përfundimtar për të shpallur Malin Sharr për Park nacional dhe me Raportin e debatit publik do ti dorëzojë në procedurë qeveritare, ndërsa pas votimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Mali Sharr do të shpallet Park Kombëtar”, sqaroi Duraku.

Pas shpalljes së Malit Sharr për Park Kombëtar, sipas Durakut, do të mundësohet mbrojta, ruajtja, përparimi, zhvillimi, promovimi dhe afirmimi i vlerave natyrore në këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat