Qytetarët e Maqedonisë konsumojnë cigaret më të lira në rajon

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë konsumojnë cigaret më të lira në rajon

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se brendi i cigareve që konsumohen në Maqedoni, janë më të lirat në gjithë botën. Këto krahasime sipas NUMBEO, mund të bëhen nëse merret parasysh çmimi i brendit “Marlboro”.

Siç njofton NUMBEO, duhanpirës më shtrenjtë është të jesh në Australi, ku për një kuti cigaresh duhet të ndahen më shumë se 17 euro, ndërsa pritet të ketë rritje të çmimit në dy vitet e ardhshme.

Duhanpirësit e këtij vendi dhe Zelandë të Re, mund t’ju kenë zili ukrainasëve, të cilët të njëjtin brend të cigareve mund ta blejnë për 0.91 euro.

Cigaret më lirë në rajon mund të blihen në Maqedoni (1.95 euro), ndërsa më shtrenjtë janë në Kroaci (3.50). Në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Mal të Zi një kuti cigaresh është 2.40 deri 2.60 euro. Në Shqipëri janë 2.37 euro, ndërsa në Bullgari 2.81 euro.

Në Evropë, përveç në Maqedoni cigaret më lirë mund të blihen edhe në Turqi, Rusi, Ukrainë dhe disa vende tjera.

Ndërsa vendet ku cigaret janë më shtrenjtë janë Norvegjia, Irlanda, Britania e Madhe dhe Islanda me çmime deri 11.54 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat