Andov: Para referendumit të vitit 1991 nuk ishim shtet, tani është ndryshe - Bota Sot
Andov: Para referendumit të vitit 1991 nuk ishim shtet, tani është ndryshe

Maqedonia

Andov: Para referendumit të vitit 1991 nuk ishim shtet, tani është ndryshe

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:45
Andov

Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, thotë se është joserioze të tërhiqet paralele mes aktiviteteve të bashkësisë ndërkombëtare para referendumit të 30 shtatorit dhe periudhës para mbajtjes së referendumit të pavarësisë në vitin 1991.

Andov thotë se atëherë Maqedonia ka qenë nën shtet tjetër, referendumi është mbajtur në Jugosllavi, ndërsa tani ka kryeministër, qeveri, president dhe Kuvend.

“Atëherë ishim në shtet tjetër, referendumi u mbajt në Jugosllavi. Maqedonia nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht, për shkak se nuk mund të pranonte mysafirë të njohur. Atëherë nuk dëshironte të na vizitonte askush, ndërsa tani është ndryshe. Kemi kryeministër, shtet të pavarur, president dhe Kuvend”, tha Andov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...