Stoltenberg: Protokolli për integrimin e Maqedonisë në NATO mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm

Maqedonia

Stoltenberg: Protokolli për integrimin e Maqedonisë në NATO mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 12:46
Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” thotë se procesi i ratifikimit dhe nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Ai thotë se kjo do të varet nga procesi i finalizimit të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, ndërsa shtoi se para ardhjes së fundit në Shkup i është kumtuar se ky proces mund të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Stoltenberg në intervistë ka dërguar mesazh se Shkupi dhe Athina duhet të përmbushin detyrimet e tyre që dalin nga marrëveshja për emrin.

“Nuk ekziston mënyrë tjetër që IRJM-ja të bëhet pjesë e NATO-s, përveç përmes marrëveshjes me Greqinë. Është e rëndësishme që të mos ekzistojë iluzion se mund të thonë “jo” për marrëveshjen dhe “po” për NATO-n”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Ai u shpreh i sigurt se edhe Greqi do të përmbush detyrimet e saj nga marrëveshja, ndërsa nuk sheh pengesa që mos e bëjë këtë, pasi sipas tij, Greqia që nga viti 2008 është shprehur pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat