Spasovski: Të qarkojmë “PRO”, ta sigurojmë të ardhmen për të rinjtë

Maqedonia

Spasovski: Të qarkojmë “PRO”, ta sigurojmë të ardhmen për të rinjtë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:00
Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Oliver Spasovski gjatë vizitës së djeshme në Kërçovë, u takua me qytetarët dhe mori pjesë në tribunën e hapur qytetare.

Para qytetarëve të pranishëm ministri Spasovski foli për përfitimet për Maqedoninë me hyrjen në Bashkimin Evropian dhe në NATO aleancën.

“Me anëtarësimin në NATO garantohen kufijtë e Republikës së Maqedonisë, integriteti territorial, sigurojmë gjumë të qetë, për familjet tona për fëmijët tanë dhe përmes stabilitetit të tillë i mbyllim të gjitha çështjet e hapura të cilat 28 vite mbizotëronin në Republikën e Maqedonisë”, tha Spasovski.

BE, potencon, nënkupton hapjen e Maqedonisë drejt botës dhe më e rëndësishmja pranimi i vlerave evropiane në shtetin tonë.

“Nuk ka pranim më të madh nga ajo që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare dhe alfabeti ynë cirilik te pesëqind milionë qytetarë, nuk ka pranim më të madh, identiteti jonë që është i garantuar të jetë i barabartë me të gjithë anëtaret e familjes evropiane”, shtoi ai.

Spasovski iu bëri thirrje qytetarëve që pa dallim të përkatësisë së tyre fetare, kombëtare, etnike ose politike, të përfshihen në procesin e integrimit në BE dhe NATO, që më 30 shtator të dalin në referendum dhe të votojnë “PRO” dhe me këtë të kontribuojnë që të realizohet ëndrra e gjeneratave të mëparshme, të tanishme dhe të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat