Tsipras: Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për të tjerët

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës mund të jetë model për të tjerët

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:48
Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras, në fjalimin e tij para Parlamentit Evropian i theksoi sukseset diplomatike të qeverisë së tij në rajon, duke e quajtur Marrëveshjen e Prespës  "kulmin e përpjekjeve tona".

"Me kryeministrin e IRJM-së Zaev, arritëm të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët pa përdorimin e forcës, por përmes diplomacisë dhe dialogut. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajonin tonë", deklaroi Tsipras para eurodeputetëve.

Marrëveshjen e Prespës dhe "lidershipin e Tsiprasit dhe Zaevit" e përshëndeti edhe Komisioni Evropian përmes euro-komisarit përgjegjës për Euron, Valdis Dombrovskis, i cili tha se duke zgjidhur këtë mosmarrëveshje të gjatë "ata paraqesin një shembull për rajonin dhe për botën e gjerë".

Alekxs Tsipras sot në mëngjes mban një debat me eurodeputetët në seancën plenare të Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat