Baily: Marrëveshja e Prespës është si rezultat i një kompromisi të vështirë

Maqedonia

Baily: Marrëveshja e Prespës është si rezultat i një kompromisi të vështirë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:16
Jess Baily

Qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të votojnë në referendum. Me mbështetjen e marrëveshjes siguroni vend në tavolinën e NATO-s dhe perspektivë demokratike, thekson ambasadori amerikan Jess Baily në debatin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë me temë ““Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”.

Ai shtoi se marrëveshja e Prespës është rezultat i një kompromisi të rëndë. Por, me vizion dhe pragmatizëm palët kanë arritur në kompromis e cila lidhet me qëllimet strategjike, stabilitetit dhe prosperitetit në vend dhe në rajon dhe vlerave në NATO dhe BE.

“Nuk ekziston marrëveshje e përkryer dhe pajtohem me ministrin tuaj për punë të jashtme, nuk mund të ketë marrëveshje më të mirë çka mund të përmbyllet pas 27 vjet negociata. Ajo është marrëveshje e cila pranon dhe mbështet identitetin maqedonas, gjuhën dhe në të njëjtën kohë kërkon që të zbatohet emri në shtet dhe institucionet e saj. Në disa aspekte do të jetë më e vështirë të zbatohet nga të tjerët, dhe e di se disa njerëz janë të shqetësuar për këtë. Por duhet të kujtojmë se edhe kjo do të ndodhë në vitet e ardhshëm, do të bëheni anëtare e 30-të e NATO-s, do ta keni vendin tuaj në tavolinë”, tha Baily.

Baily gjithashtu tha se është e rëndësishme që qytetarët ta japin votën e tyre, sepse nëse ato nuk e bëjnë këtë, nuk do ta japin mendimin e tyre dhe do të jenë të hutuar, dhe do të jenë ndikimin e tregimeve të ndryshme, a kjo, tha, nuk do t’i ndihmojë vendit që të ecë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat