Zaev: Kemi një marrëveshje dinjitoze që garanton identitetin dhe ardhmërinë tonë

Maqedonia

Zaev: Kemi një marrëveshje dinjitoze që garanton identitetin dhe ardhmërinë tonë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:06
Zoran Zaev

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot, me ftesë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, morri pjesë me fjalën e tij në konferencën “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet në integrime euroatlantike të Republikës së Maqedonisë” nën organizimin e akademisë dhe Qendrës për hulumtime strategjike që punon në kuadër të ASHAM-it.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, në fjalën e tij theksoi se marrëveshja e Prespës është i mirë, dinjitoz marrëveshje që vërteton identitetin dhe garanton ardhmërinë tonë.

“Argumentet tona janë të kristaltë dhe pa mëdyshje konfirmim për gjuhën maqedonase dhe për identitetin maqedonas. Gjuha do të përdoret lirshëm gjithkund, në KB, NATO, BE, në të gjitha institucionet zyrtare, aktivitete dhe ngjarje. Gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik do të jenë zyrtare në komunitetin e rreth 500 milion njerëzve. Mbrojtje më të mirë e gjuhës maqedonase dhe shkrimit cirilik nuk mund të paramendohet nga ky verifikim ndërkombëtar. Njëherë përgjithmonë!” theksoi Kryeministri Zaev para auditorit në ASHAM.

Kryeministri Zaev gjithashtu shtoi se marrëveshja me Greqinë dhe efektet e saja pozitive, si ftesë nga NATO dhe data për negociata me BE-në na jep shansin të jemi ne për tanët, dhe anëtar i barabartë në Unionin më të fuqishëm ekonomik dhe aleancës më të fuqishëm të sigurisë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat