LSDM: Përgjimi ilegal ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Përgjimi ilegal ishte tipar i qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:02
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se “përgjimi ilegal dhe drejtësia selektive ishin tipare të OBRM-PDUKM-së, por ajo kohë ka mbaruar, sot secili përgjigjet për veprimet e tij”.

“Sot të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara, nuk ka ndjekje ilegale të komunikimeve të qytetarëve, ndërsa institucionet kompetente veprojnë lirshëm dhe në shërbim të ligjeve”, thonë nga partia maqedonase në pushtet LSDM duke shtuar se institucionet kompetente reaguan menjëherë në rastin e Kryetarit të Komunës së Demir Hisarit dhe se tashmë ka procedurë ligjore për këtë rast.

Ata shtojnë se koha e mos ndëshkueshmërisë dhe drejtësisë selektive mbaroi me kalimin e OBRM-PDUKM-së në opozitë.

“Sot Maqedonia është shtet i së drejtës ku ligjet vlejnë për të gjithë barabartë. Secili i cili vepron në mënyrë jo ligjore përgjigjet për veprimet e tij pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, politike apo cila do tjetër përkatësie”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat