Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Martin Protugjer, shtyhet gjykimi për lëndën “Titanik”

Maqedonia

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Martin Protugjer, shtyhet gjykimi për lëndën “Titanik”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:15
Avokati i Protugjerit, Donço Nakov

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Martin Protugjer, gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale është shtyrë për më 24 shtator.

Avokati i Protugjerit, Donço Nakov, në gjykatë dorëzoi dokumente mjekësore dhe tha se i akuzuari mbrëmë në orën 02:00 është dërguar në Qendrën për Urgjencë.

Prokurorja Lile Stefanovska, tha se me dokumente mjekësore konfirmohet që i akuzuari nuk mund të jetë prezent në gjykatë, por ajo vlen deri shtatë ditë.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit tjerë.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat