Forumi Strategjik i Blledit: Me marrëveshjen në mes Shkupit dhe Athinës zgjidhet barra e Ballkanit

Maqedonia

Forumi Strategjik i Blledit: Me marrëveshjen në mes Shkupit dhe Athinës zgjidhet barra e Ballkanit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:19
Forumi Strategjik i Blledit

Përfaqësuesit e vendeve nga Ballkani Perëndimor në panel e forumin strategjik të Blledit u dakorduan se marrëveshja historike në mes Athinës dhe Shkupit jep nxitje të re atyre vendeve në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Diskutimi me temë “Ballkani Perëndimor: vitet e humbura ose shpresë e re?” mbahet në ditë e dytë nga Forumi Strategjik i Blledit, në të cilën marrin pjesë mijëra mysafir nga gjashtë vendet.

“Besoj se në vitin 2018 rajoni ka përparuar mjaftë. Nuk duhet të tërhiqemi, por edhe të mos e nënvlerësojmë”, deklaroi ministri për Punë të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq.

Drmanoviq tha se marrëveshja për emrin e Maqedonisë, të cilën e nënshkruan Athina dhe Shkupi është ngjarje historike dhe në këtë mënyrë vendi hapi rrugën e bllokuar deri më tani drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai gjithashtu shtoi se “të dyja vendet treguan guxim politik dhe vizion me zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare, çka ishte bar e të gjithë rajonit, dhe jo vetëm për ato”.

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Greqisë Terens Spenses Nikollaos Kvik tha se Greqia është luftëtari më i madh për rrugën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor dhe si ndër anëtaret më e vjetër e BE-së dhe NATO-s, do të qëndroj fort prapa vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Andrej Zhernovski përkujtoj se Shkup këtë vit nënshkruajti edhe marrëveshjen e miqësisë me Bullgarinë.

“Pesë muaj pas, vëllimi tregtar në mes të dyja vendeve është rritur për 12 për qind, ndërsa turizmi për 10 për qind”, theksoi Zhernovski.

Zv. kryeministri dhe ish-ministri për Punë të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxha tha se marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë ka dhënë një impuls të ri në rajon, sepse në të kundërtën “nëse një vend nuk arrin, ajo ju ndodh edhe të tjerëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat