Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë konferencës për media me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, është pyetur nga gazetarët pse nuk është takuar me George Ivanovin si president, por me kryeministrin e Maqedonisë.
“Unë sot nuk jam në Shkup për të marrë anë, për këtë apo atë. E mbështes fuqishëm rrugëtimin euro-atlantik të Zaevit. Qytetarët i zgjedhin vet liderët e tyre, në kohë të ndryshme, në rrethana të ndryshme, kam bashkëpunuar me të gjitha autoritetet në shkup. U jam shumë mirënjohës të gjithë bartësve të institucioneve në Maqedoni. Relacionet Kosovë – Maqedoni s’duhet të bazohen në skema politike por në bazë t ëinstitrucioneve shtetërore”, ka thënë ai.