Kammenos: Nuk ka identitet dhe gjuhë maqedonase, ju flisni gjuhën sllave - Bota Sot
Kammenos: Nuk ka identitet dhe gjuhë maqedonase, ju flisni gjuhën sllave

Maqedonia

Kammenos: Nuk ka identitet dhe gjuhë maqedonase, ju flisni gjuhën sllave

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:47
Panos Kammenos

“Si do që të jetë dalja në referendumin e 30 shtatorit, fjalën e fundit për marrëveshjen e Prespës do ta ketë populli grek, ose në referendum ose në zgjedhje”, thotë partneri i koalicionit në Qeverinë e Greqisë, Panos Kammenos.

Ai edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tij për marrëveshjen me Maqedoninë, por ka zbuluar edhe hapat e mëtejshëm pasi që Shkupi të përmbush detyrimet e marrëveshjes.

“Propozimi im i parë për kryeministrin do të jetë të drejtohemi tek populli grek, pre të ketë referendum. Mundësia e dytë që do ta kemi është çdo diskutim dhe vendim në Parlament të hidhet pas përfundimit të mandatit katërvjeçar. Dhe mundësia e fundit do të jetë të kemi zgjedhje të reja parlamentare”, tha Kammenos.

Lideri i “Grekëve të Pavarur” shtoi se Greqia dëshiron ta ndihmon fqiun e tyre verior, por nuk mund të pranojnë falsifikim të historisë.

“Nuk ekziston as nacionalitet maqedonas, as gjuhë maqedonase, ju flisni gjuhën sllave”, tha Kammenos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...