Zaev në Parlamentin Evropian: Do të jemi Maqedonia Veriore me gjuhë dhe identitet të pranuar

Maqedonia

Zaev në Parlamentin Evropian: Do të jemi Maqedonia Veriore me gjuhë dhe identitet të pranuar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:19
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian. Ai para eurodeputetëve tha se Maqedonia ndodhet në një udhëkryq të madh për të ardhmen e saj. Zaev shtoi se është moment historik për Maqedoninë, pasi për herë të parë kryeministri i vendit mban fjalim në gjuhën amtare në Parlamentin Evropian.

Zaev tha se me marrëveshjen me Greqinë, Maqedonia do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”, por me gjuhë dhe identitet të garantuar. Ai falënderoi eurodeputetë dhe kryeministrin grek Alexis Tsipras për marrëveshjen e arritur për emrin.

“Jam i nderuar për ftesën tuaj. Për popullin tonë është moment historik që një kryeministër i vendit tonë të mbajë fjalim në gjuhën e tij amtare, por ndjehem si në shtëpi. Populli në vendin tonë është në një udhëkryq të madh, para disa javëve morën një inkurajim të madh nga ju, duke treguar mbështetje për referendumin e 30 shtatorit. Qytetarët e dinë çfarë vendimi të marrin. Do të jemi Republika e Maqedonisë Veriore, por me gjuhë dhe identitet të pranuar”.

“E dimë se është mundësi një herë për gjithmonë. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, pasi është biletë për në BE. Pas pavarësimit, donim të jemi shtet demokratik dhe të integruar në organizatat euroatlantike. Gjenerata ime kemi qenë të sigurt se gjeneratat e reja do të kenë mundësi më të mëdha. Perspektiva për anëtarësim në BE është mobilizim për gjithë anëtarët politik. Njerëzit tonë kanë punuar shumë për të arritur qëllimet e tyre. Kemi bërë përparim, por nuk është e mjaftueshme. Ne kemi luftuar me konflikte të brendshme dhe kemi pasur konflikte edhe me fqinjët tanë, por asnjëherë nuk kemi humbur vizionin dhe nuk jemi ndalur së luftuari. Si qeveri bëjmë gjithçka që të arrijmë standardet e Evropës. E dimë se kemi rrugë të gjatë, por mikpritja e juaj na jep fuqi që të vazhdojmë me agjendën tonë reformuese”.

“Maqedonia është shembull shumë i mirë. Jemi krenar për marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë. Ne jemi tregim i suksesshëm për Evropën. Qytetarët tonë e kanë bërë zgjedhjen, duke përzgjedhur Maqedoninë Evropiane. Duam të kontribuojmë për zgjidhjen e gjitha çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. Një nga çështjet më të rëndësishme ishte kontesti jonë me Greqinë, pasi ishte kusht për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se Marrëveshja e Prespës është kompromis për të lëvizur përpara, duke shtuar se Maqedonia e ka mundësinë të ecë përpara dhe të harrojë të kaluarën.

Zaev tha se në gjitha anketat që janë realizuar në prag të referendumit, shumica e qytetarëve janë shprehur “pro” anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

“Në gjitha anketat shihet se qytetarët mbështesin referendumin dhe duan të jenë pjesë e Evropës. Kur kam qenë i ri, gjitha që kam ëndërruar ka qenë që të jemi pjesë e Evropës, ndërsa tani si kryeministër e kemi këtë mundësi”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat