Shkup, gjobiten 62 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shkup, gjobiten 62 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 10:01
Ilustrim

Gjashtëdhjetë e dy shoferë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Bashkisë së Shkupit kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa gjashtë ishin nën ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit policor, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente, prej të cilave në katër më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë, ndërsa gjithashtu janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara.

Policia e trafikut ka shqiptuar 80 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 62 automjete.

Te këmbësorët, gjashtë nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, ndërsa pesë vozitës të motorit ose motoçikletës nuk kanë mbajtur helmeta mbrojtëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat