Dimitrov: Në referendum duhet ta forcojmë shtetësinë tonë

Maqedonia

Dimitrov: Në referendum duhet ta forcojmë shtetësinë tonë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:43
Dimitrov

Ky 30 shtator është udhëkryqi ku do të duhet të arrijmë dhe të forcojmë shtetësinë tonë, me një identitet të ruajtur si një komb maqedonas që flet në gjuhën maqedonase, tha në takimin e sotëm me qytetarët e Ohrit, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov vuri në dukje disa fakte historike që në 27 vitet që nga fitimi i pavarësisë, Maqedonia në vetëm një organizatë rajonale është regjistruar si Republika e Maqedonisë, ndërsa në të gjitha institucionet, organizatat, shoqatat dhe asociacionet e botës figuron si IRJM.

“Kemi hyrë në OKB me një detyrim për të zgjidhur këtë problem. Çështja është shumë e vështirë, ne mbijetuam atë në baza ditore. Ne kemi ardhur nga supozimi se gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e identitetit, që ne jemi maqedonas dhe që ne flasim në gjuhën maqedonase. Kjo nuk është vetëm zgjidhje për një çështje 27 vjeçare që na ka tërhequr prapa, por një pajtim historik midis dy kombeve”, tha Dimitrov.

Ai shtoi se nuk ka patriotizëm më të madh se sa të përballeni me problemin çka e keni, dhe nga ajo të nxjerni maksimumin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat