Baçev: Këtë herë do të fitojmë për shkak se kjo është luftë e shenjtë për mbijetesën e një populli të tërë

Maqedonia

Baçev: Këtë herë do të fitojmë për shkak se kjo është luftë e shenjtë për mbijetesën e një populli të tërë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 14:50
Janko Baçev

Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev, i shoqëruar nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv Dragan Ugrinovski dhe Aco Nikollovski, u takuan me Jan Petersen, shef i komisionit të OSBE/ODIHR në referendumin e ardhshëm.

Në takim me kërkesë të ambasadorit Petersen u diskutua për referendumin e 30 shtatorit, marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit, identitetit dhe historisë së popullit maqedonas si dhe për situatën e përgjithshme në vend.

“OSBE/ODIHR në njërën anë promovon demokracinë, sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriu ndërsa nga ana tjetër vet referendumi është defekt që në start dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sipas cilës, secili shtet ka të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën të ketë emrin e vet sipas zgjedhjes së vet ndërsa bisedimet për emrin janë mjet i palejuar në një marrëveshje ndërkombëtare.Ku është demokracia dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, për çka ambasadori Petersen nuk kishte përgjigje”, kumtojnë nga “Maqedonia e Vetme”.

Baçev tha se krahas ndërkombëtarëve, problem serioz janë autoritet kukull në Republikën e Maqedonisë të cilët janë blerë dhe të kontrolluar nga një qendër për shkatërrimin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas.

Baçevi gjithashtu ka thënë se shtabi kundër referendumit është i përbërë nga mbi 70 organizata dhe përfaqësohen nën moton “Maqedonia bojkoton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat