Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim” - Bota Sot
Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”

Maqedonia

Zaev: Maqedonasit duhet të pranojnë emrin e ri ose të përballen me “izolim”

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:45
Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se qytetarët duhet të pajtohen të pranojnë emrin e ri të shtetit ose do të përballen me jostabilitet dhe izolim.

Në një intervistë për agjencinë AFP, Zaev kërkoi nga maqedonasit të votojnë pozitivisht në referendumin që do të vendos riemërimin e vendit me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Referendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.

Çështja e emrit mes Shkupit dhe Athinës daton që nga viti 1991, kur Maqedonia u nda nga Jugosllavia dhe deklaroi pavarësinë nën emrin Republika e Maqedonisë.

Greqia nuk është pajtuar me emrin Maqedonia, për shkak që sipas tyre, përfshin territorin e veriut të Greqisë me emrin e njëjtë.

Për shkak të kundërshtimeve greke, Maqedonia është pranuar në Kombet e Bashkuara me një emër të përkohshëm Republika e ish-Jugosllavisë, Maqedonia.

Greqia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian kishte deklaruar se mund të ketë veto në rast të planit për anëtarësim të Maqedonisë në këto dy organizata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...