Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Shkup - Bota Sot
Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Shkup

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Shkup

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 08:38
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis në Shkup

(E plotësuar) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis sot në mëngjes mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”. Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ku më pas u nis për në selinë e qeverisë në takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, javën e kaluar paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha ai në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.

***

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka arritur në Aeroportin e Shkupit.

Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Vizita e Sekretarit Mattis vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare, në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të shtetit njëherësh, zhbllokimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Mattis ka paralajmëruar se do ta vizitojë Maqedoninë për të shprehur mbështetje të qartë për referendumin duke shprehur shqetësimin e tij “se Rusia mund të tentojë të ndërhyjë në këtë proces”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test