Princi i rrejshëm i Maqedonisë ka realizuar takim edhe me Zoran Zaevin

Maqedonia

Princi i rrejshëm i Maqedonisë ka realizuar takim edhe me Zoran Zaevin

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:16
Stefan Çernetiq, zaev

Stefan Çernetiq i cili është prezantuar si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, së bashku me një person tjetër që është prezantuar si ambasador i Maqedonisë në Itali kanë qenë temë në Itali pasi kanë pasur ”sukses” që të gënjejnë shumë hotele duke fjetur pa paguar, si dhe kanë gënjyer disa politikanë dhe biznesmenë duke ju premtuar investime në Maqedoni.

Çernetiq në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Ai gjatë vizitës së tij në Qeverinë e Maqedonisë, ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe djali i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gënjeshtrat e ”Princit të Maqedonisë” i cili pritet të përballet me padi për gënjeshtër të institucioneve dhe bizneseve, më herët kishin rënë edhe Pamela Anderson, Novak Gjokoviç, Peshkopi i Monakos, Vatikani zyrtar dhe autoritete në Itali dhe më gjërë.

Me identitetin e rrejshëm të cilin e krijoi, Çernetiq ka arritur të futet në elitën botërore të personave të njohur dhe të pasur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat