5G në Maqedoni në fund të vitit 2019

Maqedonia

5G në Maqedoni në fund të vitit 2019

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Telekomi i Maqedonisë njofton qytetarët se shërbimet e para të internetit 5G do të fillojnë të ofrohen për ta në fund të vitit 2019.

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Nikolla Ljushev, gjatë prezantimit të mundësive që ofron kjo teknologji, theksoi se Telekomi është i gatshëm dhe i pozicionuar në mënyrë strategjike sa i përket teknologjisë 5G në Maqedoni.

“5-G si pjesë integrale e revolucionit të katërt industrial do të përmirësojë proceset afariste, do të jetë bazë për aplikimin e shërbimeve të reja inovative, që nuk i kemi parë deri më tani, komunikimet ultra të besueshme në fushën e e-mjekësisë, diagnostifikimit dhe operacionit në distancë”, tha mes tjerash drejtori i Telekomit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat