Mickoski në takim me Duncan: Nuk do ta pranojmë marrëveshjen me Greqinë - Bota Sot
Mickoski në takim me Duncan: Nuk do ta pranojmë marrëveshjen me Greqinë

Maqedonia

Mickoski në takim me Duncan: Nuk do ta pranojmë marrëveshjen me Greqinë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:05
Hristijan Mickoski dhe Alan Duncan

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka realizuar takim me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan.

Nga OBRM-PDUKM thonë se në takim bashkëbiseduesit kanë diskutuar për çështjet politike në Maqedoni, integrimet euroatlantike dhe referendumin e ardhshëm për marrëveshjen me Greqinë.

“Në takim është potencuar rëndësia e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë. Mickoski i ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është interes strategjik dhe shtetëror”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare.

Mickoski në takim edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se partia e tij nuk mund ta pranojë marrëveshjen me Greqinë, pasi nuk pajtohen me përmbajtjen e saj.

“Kryetari Mickoski ka përsëritur qëndrimin se qytetarët e Maqedonisë kanë pjekuri të mjaftueshme politike dhe janë të ndërgjegjshëm që vetë të sjellin vendim se si do të veprojnë në referendumin e 30 shtatorit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...