Ivona Talevska ia kthen shtetit paratë që i ka fshehur nga tatimi - Bota Sot
Ivona Talevska ia kthen shtetit paratë që i ka fshehur nga tatimi

Maqedonia

E premte, 19 tetor 2018

Ivona Talevska ia kthen shtetit paratë që i ka fshehur nga tatimi

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:15
Ivona Talevska

Gazetarja e TV Sitel Ivona Talevska, ka kthyer në llogarinë e shtetit gjithë shumën për të cilën Gjykata Penale vendosi se ka pasur fshehje tatimi, në lëndën e njohur me emrin “Tifani”. Këtë vendim për Makfaks, e kanë konfirmuar nga GJykata Penale.

Talevska, sipas aktgjykimit si person fizik ka kthyer mbi 27 mijë euro për shkak të fshehjes së tatimit për 6 vite, ka paguar 76 mijë denarë për ekspertizat e Prokurorisë Speciale, një mijë euro si dëmtim dytësor dhe 2 mijë denarë harxhime gjyqësore.

Pasi Talevska ka paguar paratë që është obliguar nga gjykata, kjo e fundit i ka kthyer edhe pasaportën, i cili i ishte marrë si pjesë e masave të përkujdesit që e ka kërkuar Prokuroria Speciale.

Përndryshe, Ivona Talevska në lëndën “Tifani” të Prokurorisë Speciale u dënua me dy vite burg me kusht, gjegjësisht nuk do ta vuajë dënimin nëse në katër vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test