Fleckenstein: Referendumi është një dritare që rrallë hapet

Maqedonia

Fleckenstein: Referendumi është një dritare që rrallë hapet

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:33
Fleckenstein

Referendumi është një dritare që rrallë hapet dhe ju duhet ta përdorni atë. Kjo varet nga lidershipi në Maqedoni dhe Greqi, por kjo varet kryesisht edhe nga ju se çfarë do të vendosni, tha eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në debatin mbi temën “Vlerat evropiane për të ardhmen e Maqedonisë” të organizuar sot në Fakultetin Juridik Justiniani i Parë.

“Nuk mund t’ju them nëse referendumi është një hap i vërtetë apo jo. Ju keni vetëm disa momente për të vendosur për mundësinë më të madhe që ju ofrohet. Mos më zhgënjeni. Nëse e humbisni këtë mundësi, do të prisni dhjetëra vjet. Unë nuk do t’ju them se çfarë të bëni, por unë po ju kërkoj që të mos e humbisni këtë mundësi. Mendoni se çfarë do të ndodhë nëse do të fitojnë zgjedhje në Greqi dhe Demokracia e Re”, tha Fleckenstein.

Keni pritur 27 vjet, shtoi ai, dhe të jem në vendin tuaj nuk do të kisha pranuar rrezik.

Ai vlerësoi se BE duhet të ndryshohet dhe t’i ndryshoj rregullat nëse donë ta zhvillojë Bashkimin.

“Nëse ne në Bruksel nuk e kemi bërë detyrën tonë të shtëpisë nuk ju rekomandoj që të jeni pjesë e Bashkimit Evropian”, Fleckenstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat