Bakoyannis: Siç shihet referendumi do të kalojë

Maqedonia

Bakoyannis: Siç shihet referendumi do të kalojë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:57
Dora Bakoyannis

Në këtë moment, skenari më i mundshëm është se referendumi do të kalojë, duket, por unë nuk jam një banore e IRJM-së që ta dijë, tha ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakoyannis në një intervistë.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, Bakoyannis tha se “marrëveshja e Prespës po prodhon rezultate”, duke komentuar deklaratat e fundit të Panos Kammenos, tha se “serioziteti dhe Kammenos janë dy fjalë që vështirë shkojnë bashkë”.

“Kamenos nuk e përdorin vetëm mundësin që i ishte dhënë kur Demokracia e Re paraqiti propozimin për votë mosbesimin e Qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Kuvend është analizuar në detaje rezultatet e nënshkrimit që do të nënshkruante Kotzias gjatë procesit në Prespë. Këtë e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë. Realiteti është se Kamenos fshihet pas retorikës së tij të famshme, mbrojti qeverinë dhe ia dha stilolapsin Kotzias për të nënshkruar marrëveshjen e Prespës. Dhe marrëveshja e Prespës ka prodhuar tashmë rezultate ligjore, nuk ka dyshim për këtë”, tha Bakoyannis. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat