Misajllovski: Qeveria të thotë se çfarë është për të referendum i suksesshëm

Maqedonia

Misajllovski: Qeveria të thotë se çfarë është për të referendum i suksesshëm

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:58
Vllado Misajllovski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Vllado Misajllovski thotë se OBRM-PDUKM-ja është përsëri në mesin e qytetarëve dhe se sot kanë pasur mundësi në Çair të bisedojnë me qytetarë, të kenë takime me komitetin komunal.

“Obligimi ynë është ta pyesim popullin se çfarë mendon, ta themi qëndrimin tonë, dhe ajo është se secili qytetar duhet vet të deklarohet për këtë çështje. Duhet t’i themi të detajet e dëmshme që janë në marrëveshje, dhe që do të ketë reflektim ndaj të ardhmes së Republikës së Maqedonisë. Më e rëndësishmja është që t’i kemi përgjigjet e Qeverisë, të shohim se cilët janë amendamentet që do t’i propozojnë për ndryshimin e Kushtetutës dhe çfarë do të ndryshohet në Kushtetutë”, thotë Misajllovski.

Sipas Misajllovski qeveria duhet të jep përgjigje ndaj qytetarëve se cilët janë amendamentet që i përgatitin, çfarë do të ndryshohet në Kushtetutë dhe se çfarë paraqet referendum i sukseshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat