Ahmeti: Më 30 shtator votohet ardhmëria e Maqedonisë

Maqedonia

Ahmeti: Më 30 shtator votohet ardhmëria e Maqedonisë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:33
Ali Ahmeti

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator ka qëndruar në para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizare, Butel dhe Cucer Sandev ku para banorëve të kësaj komune u është sqaruar rëndësia e këtij referendumi që njëherit është historik për Maqedoninë për tu anëtarësuar në NATO.

Siç njofton BDI, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, banorëve prezentë të banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit, dhe Cucer Sandevës u bëri me dije se më 30 shtator nuk është një votim i thjeshtë, por më 30 shtator votohet ardhmëria e këtij vendi, pra me 30 shtator votohet se a do të kemi shtet stabil me zhvillim dhe përparim. 

“Ne na ngelet për detyrë që të mobilizohemi të gjithë  dhe suksesi të mos mungojë. Ne kërkojmë NATO, ne kërkojmë Bashkimin Evropian. Të kishim ngelë në duart të Rusisë ne do të ishim përtej Adriatikut. Prandaj vëllezër e motra ne as nuk do ishim në tokat tona, andaj dhe duam anëtarësim në aleancën politiko ushtarake të jemi anëtarë të denjë dhe të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian se ashtu e zhvillojmë ekonominë ashtu do e parandalojmë edhe shpërnguljen e  njerëzve që kanë shkuar për një jetë më të mirë dhe kështu krijojmë kushte ti kthejmë. Të mos hezitojmë se të mirat do vinë, nga ne pritet vullnet i fortë dhe i mirë të punojmë pasi vitin e ardhshëm do të anëtarësohemi në NATO dhe ju sigurojë se ne do të jemi në këtë aleancë. Me 30 shtator votohet për Maqedoninë,  për të ardhmen e këtij vendi,” u shprehë kryetari i BDI-së.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti  para banorëve të vendbanimeve të Shuto Orizares, Butelit dhe Cucer Sandev ka qenë  prezent së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhitin, deputetin Artan Grubin dhe Ejup Alimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat