Mickoski: Nëse referendumi është i suksesshëm, do ta respektojmë vendimin e qytetarëve - Bota Sot
Mickoski: Nëse referendumi është i suksesshëm, do ta respektojmë vendimin e qytetarëve

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Mickoski: Nëse referendumi është i suksesshëm, do ta respektojmë vendimin e qytetarëve

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:20
Hristijan Mickoski

“Nëse referendumi është i suksesshëm dhe shumica e qytetarëve votojnë në drejtim të përkrahjes së pyetjes së referendumit, situata është e qartë dhe OBRM-PDUKM-ja do ta respektojë këtë”, tha mbrëmë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në emision debativ në TV21.

“Nëse referendumi është i suksesshëm dhe shumica e qytetarëve thonë “po”, atëherë situata është e qartë, gjegjësisht nëse përmbushen të dy kushtet, i pari të ketë cenzus dhe i dyti shumica e qytetarëve të votojnë “pro”, situata do të jetë e qartë. Partia do të sjell qëndrimin e saj, por atëherë edhe për gjithë opinionin edhe për ne nuk di të ketë dyshime se referendumi është i suksesshëm”, tha Mickoski i pyetur nëse deputetët e partisë së tij do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, për të cilat duhet 2/3 e votave në Kuvend.

Në lidhje me qëndrimin e partisë për referendumin, ai tha se ata vazhdojnë të thonë se çdo qytetar duhet të vendos individualisht.

Mickoski tha se OBRM-PDUKM-ja është për integrim në BE dhe NATO, por kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test