Diplomati francez Alain Le Roy, për vizitë në Shkup - Bota Sot
Diplomati francez Alain Le Roy, për vizitë në Shkup

Maqedonia

Diplomati francez Alain Le Roy, për vizitë në Shkup

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 08:50
Alain Le Roy

Ambasadori francez dhe ish i dërguar special i BE-së në vend në vitin 2001 – 2002, i cili shquhet si mik i Maqedonisë, Alain Le Roy prej sot deri më 22 shtator do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtuan nga Ambasada e Francës, në agjendën e tij janë përfshirë një sërë takimesh me përfaqësues politik të pozitës dhe të opozitës, me ç’rast ambasadori do të ketë mundësi të bisedojë në Shkup dhe në Tetovë për perspektivat e vendit nga referendumi i suksesshëm, që është kusht që Maqedonia të bëjë një hap vendimmarrës në rrugën evropiane.

Alain Le Roy si i dërguar special i BE-së për Maqedoninë në vitin 2001 dhe 2002, në kuadër të misionit të tij të atëhershëm, siç theksojnë nga Ambasada e Francës, i ndihmoi vendit që përsëri ta vendos besimin ndëretnik dhe t’ia kthejë imazhin në Evropë.

Ishte sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i obliguar për operacione paqësore (2008-2014), si edhe ambasador në Itali (2011-2014) dhe sekretar i përgjithshëm i Shërbimit Evropian dhe të Punëve të Jashtme për periudhën nga janari 2015 deri në gusht të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...