Kurz sërish i ftoi qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum - Bota Sot
Kurz sërish i ftoi qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum

Maqedonia

E hënë, 22 tetor 2018

Kurz sërish i ftoi qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:31
Sebastijan Kurc

Kancelari austriak Sebastijan Kurc sot përmes një video-porosie sërish u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të dalin në votim në referendumin më 30 shtator.

"Austria është mike dhe partnere e rëndësishme e Maqedonisë. Shpresoj në rezultat pozitiv nga referendumi, në pjesëmarrje aktive nga qytetarët dhe me këtë, zgjidhje të perspektivës evropiane. Unë nuk mund ta sjell vendimin tuaj, por si mike e Maqedonisë shpresoj në vendim të duhur dhe në zhvillim evropian", porositi Kurc.

Kancelari austriak të njëjtën porosi e drejtori edhe gjatë vizitës në Maqedoni më 7 shtator. Ai e përshëndeti marrëveshjen e arritur me Greqinë, ndërsa pranimi i saj në referendum, siç theksoi, është një shans i madh për europerspektivat e Maqedonisë dhe për tërë rajonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test