Mitsotakis: “Demokracia e Re” nuk do ta votojë marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Mitsotakis: “Demokracia e Re” nuk do ta votojë marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Mitsotakis: “Demokracia e Re” nuk do ta votojë marrëveshjen e Prespës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:02
Kyriakos Mitsotakis

“Pozicionet e ‘Demokracisë së Re’ në raport me marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimi se partia nuk do të votojë për ratifikimin kur marrëveshja do të vij në Kuvendin e Greqisë” i ka thënë Kyriakos Mitsotakis ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, kumtojnë nga “Demokracia e Re”.

Siç raportojnë nga AIM, Maas u takua me Mitsotakis për pak kohë pas takimit që e kishte me shefin e diplomacisë greke në kuadër të vizitës së tij në Greqi.

“Mitsotakis i përsëriti pozicionet e “Demokracisë së Re”, duke vendosur theksin në tri elementet emri-gjuha-kombësia dhe vërtetoi se “Demokracia e Re” nuk do të votojë marrëveshjen e Prespës kur do të vij në Kuvend”, kumtojnë nga partia greke “Demokracia e Re”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test