Prokuroria Publike formon Komision për ndjekjen e parregullsive në prag të referendumit

Maqedonia

Prokuroria Publike formon Komision për ndjekjen e parregullsive në prag të referendumit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:12
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka formuar komision për ndjekjen eventuale kundër parregullësive në prag të organizimit të referendumit dhe zbatimit të referendumit më 30 shtator.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, për kryetar të Komisionit të përkohshëm është zgjedhur Xhelal Bajrami, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe një prokuror nga katër zyrat e Prokurorive të Larta Publike.

Komisioni ka për detyrë që në bazë ditore t’i ndjek të gjitha ngjarjet lidhur me procesin e organizimit të referendumit.

“veprim aktiv dhe parandalues i Prokurorisë Publike me formimin e Komisionit të përkohshëm është përgjigje e ngjarjeve të lidhura me referendumin e caktuar me interes të gjerë të opinionit, ku ka nevojë për më shumë organizim në fushën e mbrojtjes nga krimi dhe veprimeve të tjera joligjore”, thuhet në deklaratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat