Calavera: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon nëpëmjet marrëveshjes me Greqinë - Bota Sot
Calavera: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon nëpëmjet marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

E martë, 23 tetor 2018

Calavera: Rruga e Maqedonisë për në BE kalon nëpëmjet marrëveshjes me Greqinë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:47
Genoveva Ruiz Calavera

Procesi i bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është i ndryshuar, as më i vështirë as më i lehtë, vetëm se jemi më shumë të përgatitur për të ndihmuar që t’ia arrini nëpërmjet në bazë të leksioneve të mësuara të cilat janë baza për demokracinë shoqërore, rekomandon drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorin e Përgjithshme për qasje të bisedimeve dhe politikë fqinjësore, Genoveva Ruiz Calavera.

“Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar është i qartë, marrëveshja me Greqinë është historike dhe i hap mundësitë për prosperitet dhe stabilitet të vendit dhe rajonit. Më 30 shtator keni mundësi që të vendosni dhe nënvizoni të ardhmen e vendit”, Calavera.

Ajo tha se janë qartë të vendosura fushat për futjen e vendit në rrugën evropiane, fillimi i bisedimeve me NATO-n dhe bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2019-të.

Gjithashtu shtoi se reformat në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit, administratë nuk janë për të plotësuar dëshirat e BE-së, por për të krijuar një jetë më të mirë për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test