Agim Nuhiu për 27 prillin: Çavkov me kryelartësi më tha se në Kuvend është populli

Maqedonia

Agim Nuhiu për 27 prillin: Çavkov me kryelartësi më tha se në Kuvend është populli

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:09
Agim Nuhiu

Fillimi i dëshmisë së zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, filloi me vonesë pasi një pjesë e mbrojtjes së tij, nuk iu lejua të përgjigjet në pyetjet e drejtpërdrejta të Prokurorisë, por të tregojë për punën e policisë lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas dëshmisë së Agim Nuhiut, ditën e 27 prillit mes orës 18:00 dhe 19:30 ai ka bërë disa biseda telefonike për personat udhëheqës në polici dhe anëtarë të Shtapit operativ, por jo edhe me drejtorin e atëhershëm të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

“Mes orës 18:00 dhe 19:00 i kam dërguar disa SMS porosi drejtorit të BSP-së dhe e pyeta nëse situata në Kuvend mund të eskalojë. Ai më tha se gjithçka është nën kontroll. Kur situata eskaloi i shkrova se në Kuvend nuk ka policë të mjaftueshëm. Por nuk mora përgjigje. Drejtori i BSP-së mu lajmëruar në orën 20:00 dhe e pyeta pse nuk më është përgjigjur, ai me kryelartësi më tha se çfarë nëse e kam pyetur. Më tha: “Çfarë mendon se po ndodh? Është populli””, tha Agim Nuhiu.

Ai shtoi se ka qenë në kontakt edhe me Mitko Peshev, shef i forcave speciale të policisë dhe Dushko Llazarev, kujdestar në Shtabin operativ, prej të cilëve tha se gjatë gjithë kohës ka kërkuar që të ndërmarrin diçka dhe të evakuohen deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat