Shekerinska: Miqtë na hapën derën, është e jona se a do ta kalojmë pragun - Bota Sot
Shekerinska: Miqtë na hapën derën, është e jona se a do ta kalojmë pragun

Maqedonia

E martë, 16 tetor 2018

Shekerinska: Miqtë na hapën derën, është e jona se a do ta kalojmë pragun

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:34
Radmilla Shekerinska

Nuk kemi dileme se duam në NATO dhe në BE. Por, tani e kur duam këtë, e kemi momentin të themi çfarë duam, të themi se ky shtet dhe këta njerëz dinë çfarë duan. Ata duan patriotizëm të vërtetë, patriotizëm i cili të rinjve do t’u japë shans të mos frikësohen të sigurojnë më të mirën për vete, për familjet dhe për shtetin, tha sonte ministrja Radmilla Shekerinska në tribunën në Komunën e Kisella Vodës.

Shekerinska u bëri thirrje qytetarëve më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e Maqedonisë.

Para të pranishmëve ka vërejtur se në debatet përfshihen gjithnjë e më shumë njerëz për të cilët është e rëndësishme ardhmëria, e jo politika.

Në frymën e strategjive politike, duke bërë paralelë me gjendjen në Maqedoni, Shekerinska tha se në futboll ka tre rregulla të cilat vlejnë edhe për ne, ndërsa këto janë të tregohet guxim, të zgjidhen problemet dhe të mos lëshohet shansi. Deri më tani, sipas saj, dy të parat janë respektuar, por mbetet edhe e fundit – të shfrytëzohet shansi.

U përqendrua në përfitimet nga integrimet euroatlantike, por përkujtoi edhe në mbështetjen që e mori vendi nga BE-ja dhe NATO-ja kur kaloi nëpër, siç tha, periudha të vështira. Foli edhe për lirinë e shprehjes e cila, sipas saj, është evidente dy vitet e fundit. Mediat e kritikojnë pushtetin, tha, dhe askush në këtë rast nuk shkon në burg.

Maqedonia gjatë konfliktit të vitit 2001 nuk thirri askënd tjetër, por NATO-n dhe Be-në, ndërsa prej tyre mori garanci dhe ndihmë.

U përqendrua edhe në ofensivën diplomatike, duke theksuar se këtë javë pas 14 viteve erdhën tre ministra të mbrojtjes dhe dy të punëve të jashtme, ndërsa na vizitoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Për ndryshimet, nevojitet ndihmë nga miqtë. Ata janë këtu të tregojnë se për Maqedoninë është e hapur dera, ndërsa e jona është nëse do ta kalojmë pragun”, nënvizoi ministrja Shekerinska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test