Panairi i dytë ndërkombëtar për inovacione në Maqedoni, rritet numri i të interesuarve

Maqedonia

Panairi i dytë ndërkombëtar për inovacione në Maqedoni, rritet numri i të interesuarve

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Tendë glamping e vendosur në formën, në të cilën në mënyrë natyrale e kondicionon ajrin, internet parashikimin të udhëhequr sipas internetit – pasjisje që është e ndërlidhur me internetit dhe i cili mundet me kohë të alarmojë gjatë rrezikut nga vërshimet, implante për dhëmbë, të cilat mund të instalohen pa operacion, ndërsa janë dyfish më të lira se të tjerat, Energy combing sun central, proteza modulare adaptive për ije me materiale inteligjente, kanë qenë pjesë e prodhimeve, të cilat janë prezantuar sot në Panairin e 2-të ndërkombëtar të patentave, gjetjeve dhe teknologjive të reja INOVAMAK 2018.

Në panair marrin pjesë 21 shtete nga katër kontinente, ndërsa Mirko Uzelac, kryetar i Asociacionit nacional të shpikësve të Maqedonisë në një deklaratë për MIA-n theksoi se në panair marrin pjesë disa individë inovatorë të Maqedonisë, disa kompani të Maqedonisë, por edhe një inovator nga Siria.

Në panair, shton Uzelac ka disa shpikje të patentuara. “Praktikisht forma më e lartë e inovacionit. Çdo inovacion nuk është e detyrueshme të jetë patentë, por çdo patentë duhet të jetë inovacion. Me mbrojtje të mirë dhe cilësore të nivelit vendor dhe evropian mund të arrijmë mbrojtje të patentave tona”, thekson ai në deklaratë për AIM.

Vizitorët në panair kishin rast, mes tjerash të njoftohen me inovacionin e kompanisë “Paneks”. Bëhet fjalë për për inovacion të shpikësit Zllatko Pankov, e cila ka marrë numër të madh të çmimeve jashtë vendit – në gjashtë panaire ndërkombëtare, në panairin në Çeki ka fituar kupë për patentën më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat