Akuzë penale për shtetas shqiptar dhe banor i Veleshtës për grabitje

Maqedonia

Akuzë penale për shtetas shqiptar dhe banor i Veleshtës për grabitje

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:09

Për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “grabitje”, Sektori i Punëve të Brendshme Ohër deri te Prokuroia Publike dorëzoi akuzë penale kundër K.M (24) nga Veleshta dhe P.O (27) nga Librazhdi – Republika e Shqipërisë.

Të akuzuarit, siç kumtojnë nga SPB Ohër, veprën penale e kanë kryer më 3 gusht në ora 3:45 në një pompë benzine në afërsi të fshatit Veleshtë.

“Ata kanë hyrë në objekt me pistoletë dhe ndaj të punësuarve kanë kërkuar para nga të hyrat . Më pastaj, kanë marrë 23.563 denarë dhe 2.940 denarë monedha”, informoi zëdhënës i SPB Ohër Stefan Dimoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat