Skadon afati për paraqitjen për votim të sëmurëve dhe personave me aftësi të kufizuar

Maqedonia

Skadon afati për paraqitjen për votim të sëmurëve dhe personave me aftësi të kufizuar

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Skadon afati për paraqitjen e të sëmurëve dhe personave me aftësi të kufizuar të votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para referendumit.

Të gjithë qytetarët të cilët janë të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara dhe që dëshirojnë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare në kushte shtëpiake, duhet të paraqiten me dokument mjekësor të nevojshëm nga mjeku specialist, por edhe dokument nga Qendra për Punë Sociale për ata që përdorin kujdesin e dikujt tjetër sonte deri në orën 24:00.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka të dhëna të plota për numrin e regjistruar në të gjithë vendin, dhe sipas të dhënave nga Maqedonia lindore, numri i regjistruarve në këtë kategori është i vogël, ndërsa ka komuna ku nuk është regjistruar asnjë votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat