Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”

Maqedonia

Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:38
Seanca e fundit për lëndën “Titanik” më 12 shtator u anulua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Martin Protugjer, i cili është i akuzuar në këtë rast.

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Titanik”, “Tanku” dhe “Total”.

Seanca e fundit për lëndën “Titanik” më 12 shtator u anulua për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Martin Protugjer, i cili është i akuzuar në këtë rast.

Mesin e të akuzuarve në “Titanik” janë edhe Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska si dhe Ilija Dimovski.

Ata ngarkohen për keqpëdorim të detyrës zyrtare duke shkaktuar lëndim të të drejtës së votës, blerje votash, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe financim joligjor të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Sot duhet të vazhdojë gjykimi edhe për procedurën e ndarë në lëndën “Tanku”, kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila dyshohet se është e përfshirë në blerjen joligjore të makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

Ndërsa në seancën për rastin “Total” duhet të dëgjohen audio inçizime të vitit 2011, që PSP-ja i ka prezantuar si dëshmi.

Në rastin “Total” të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes firmave “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks”, si dhe 63.032 euro si person fizik./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat