Kitaroviq mbështet referendumin maqedonas për emrin - Bota Sot
Kitaroviq mbështet referendumin maqedonas për emrin

Maqedonia

E mërkurë, 24 tetor 2018

Kitaroviq mbështet referendumin maqedonas për emrin

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:31
Kolinda Grabar-Kitaroviq

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq ftoi maqedonasit të votojnë në favor të marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri të vendit të tyre (Maqedonia e Veriut), në referendumin e 30 shtatorit.

‘’Jepini vendit një ‘po’ për atë që bashkësia ndërkombëtare ka vendosur si kusht për të përshpejtimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, thekson Kitaroviq.

“Të dashur miq, Kroacia ju mbështet plotësisht në referendumin e ardhshëm. Ju jeni pjesë e familjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s dhe Kroacia është gati për t’ju ndihmuar në këtë udhëtim duke ndarë me ju përvojën tonë “, tha presidentja kroate në një videomesazh.

‘’Referendumi është një mundësi për qytetarët maqedonas për të ndihmuar në forcimin e stabilitetit e progresit në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore’’, shtoi ajo.

Thirrje të ngjashme në favor të ”po”-së kanë bërë në javët e fundit edhe shumë liderë të tjerë evropianë dhe ndërkombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test