ASHMAA: Iniciohen masa kundërvajtëse për dy transmetues televiziv

Maqedonia

ASHMAA: Iniciohen masa kundërvajtëse për dy transmetues televiziv

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:47
ASHMAA

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) do të iniciojë procedime kundërvajtëse kundër “TV 1” dhe “TV Sonce” për shkeljet e konstatuara të reklamimit të referendumit në periudhën nga 15 deri në 20 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“ASHMAA arriti në përfundimin se pas njoftimit publik të 14 shtatorit, dy transmetuesit nga ata që i nënshtrohen mbikëqyrjes së mënyrës së mbulimit të referendumit nuk koordinojë transmetimin e propagandës së paguar publike në udhëzimet për mbulimin mediatik gjatë referendumit. “Tv 1” nuk ka respektuar kohën e lejuar për të transmetuar reklama “për” votim, ndërsa “TV Sonce për reklama televizive për “bojkotimin” e referendumit, në kundërshtim me rregullat, ka transmetuar në më shumë edicionet e programeve të veçanta informative. Kundër të dy transmetuesve, Agjencia do të fillojë procedura për kundërvajtje për shkeljet e gjetura në periudhën nga 15 deri më 20 shtator të vitit 2018, thonë nga ASHMAA.

Përveç kësaj, sipas njoftimit, verifikimi i pajtueshmërisë me rregullat për transmetimin e propagandës publike të paguar në këtë periudhë tregoi se në disa transmetues, më 20 shtator 2018, ka devijime në lidhje me kufijtë për transmetimin e mesazhit “për” referendum.

“Përderisa të dhënat nga ditët në vijim tregojnë se bëhet fjalë për gabime të paqëllimshme, edhe për këto transmetues do të ngrihet masa të caktuara sipas rregullores”, theksojnë nga ASHMAA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat