Përveç “bombave”, PSP-ja s’ka dëshmi të tjera për gjykatësit

Maqedonia

Përveç “bombave”, PSP-ja s’ka dëshmi të tjera për gjykatësit

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:29
Konferenca për media e Katica Janeva

Prokuroria Speciale, përveç bisedave të përgjuara, nuk ka prova të tjera që tregojnë se disa prej gjyqtarëve kanë marrë vendime me diktat politik të drejtpërdrejtë nga VMRO DPMNE-ja. Nëpërmjet “bombave” dhe mesazheve SMS, PSP-ja konstatoi, se gjyqtarët Jovo Vangelovski, Svetlana Kostova, Sofja Laliçiq dhe ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, kanë treguar se ata nuk ishin në “linjë të nxehtë” me zyrtarët e lartë të qeverisë së mëparshme. Por kryeprokurorja Katica Janeva për Alsat tha se nuk ka bazë që PSP t’i ndjek penalisht.

Unë mendoj se në bisedat ka më shumë shkelje të besueshmërisë morale të gjyqtarëve dhe se nuk ka përgjegjësi penale juridike dhe ne nuk mbledhim dëshmi të posaçme në atë pjesë, sepse menduam se afatet për këtë kanë skaduar- deklaroi Katica Janeva, PSP.

Janeva në intervistën për Alsat M shpjegoi se objektivi i përgjimit të paligjshëm kanë qenë gjyqtarët Sofia Laliçiq dhe Svetlana Kostova. Kryetari i tanishëm i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski dhe ish-shefja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, nuk kanë qenë në shënjestër. Ato janë regjistruar gjatë bisedës me zyrtarë më të shquar në qeverinë e VMRO-DPMNE-së.

Unë mendoj se ata duhet të mbajnë përgjegjësi morale, por këtë ua lëmë atyre- tha Katica Janeva, PSP.

Prokuroria Speciale dhjetë ditë më parë lëshoi ??një raport të veçantë për katër gjykatësit. Aty u theksua se gjyqtarët Vangelovski, Kostova, Laliçiq dhe Zafirovska kanë ndërhyrë në vendimet gjyqësore me urdhër të VMRO-së. Në dokument PSP thekson se kryetari i atëhershëm i Këshillit Gjyqësor, Kryeministri, Ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme si dhe drejtori i policisë sekrete Mijalkov, kanë vendosur se cilët gjyqtar të zgjidhen dhe cilët të shkarkohen. Ata kanë shkuar deri atje sa me listë partiake i kanë punësuar edhe bashkëpunëtorët profesional, por edhe kanë ndërhyrë përmes gjyqtarëve në procedurat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat