Tetova përballet me problemin e mbeturinave

Maqedonia

Tetova përballet me problemin e mbeturinave

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:36
Tetova me mbeturina

Mbeturinat në vend që në kontejner dhe deponitë e rregulluara ato shpesh herë përfundojnë në rrugë, trotuare dhe në hapësira tjera publike. Në Kodrën e Diellit në vend të të ajrit të pastër dhe gjelbërimit, turistët shikojnë një deponi të egër, ku përhapet era e keqe, njofton televizioni “Telma”.

Disa kilometra larg qytetit ndodhet grumbullimi i stacionit të transferimit të mbeturinave.

Atje ka muaj për shkak të defekteve të shpeshta, mbeturinat para se të hidhen në deponinë Drisla të Shkupit, në vend që në stacion ato hidhen në tokë. Pamjet e këqija ka pothuajse në të gjithë rajonin e Tetovës, ku krijohen deponi të vogla.

Qytetarët janë të frikësuar nga sëmundje infektuese. Thonë se kontejnerët janë të stërmbushur sepse në to hidhet gjithçka, për shkak të mungesës së lokacionit të përshtatshëm të hedhjen e mbetjeve interte, në asnjë komunë të Pollogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat